Robotët vrasës me inteligjencë artficiale do të “kontrollohen” nga njerëzit thonë Shtetet e Bashkuara

E publikuar: 12/03/2019 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njerëzit gjithnjë do të jenë ata që japin vendimin final nëse robotët e armatosur me inteligjencë artificiale mund të gjuajnë tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur u bënë publike planet për ndërtimin e platformave të armëve të cilat mund të përzgjedhin objektivin e tyre në fushëbetejë.

Këto plane synojnë të përmirësojnë armët ekzistuese duke përdorur inteligjencën artificiale. Shtetet e Bashkuara thanë se robotët e armatosur do të duhet të marrin leje nga njerëzit.

Departamenti i Mbrojtjes tha se kishte në plan të përmirësonte sistemet aktuale të automatizuara që duhet të ndihmojnë mjetet të shënjestrojnë më mirë objektivat.

Ushtria Amerikane është në kërkim të partnerëve komercialë që do ta ndihmojnë për ndërtimin e tyre. Disa komentatorë u frikësuan se sistemet mund të zgjedhin vetë objektivin e madje të qëllojnë.

Ushtria më pas ndryshoi propozimet duke vënë theksin se roli i njeriut gjatë procesit të shënjestrimit. Ajo tha se mbështet direktivën 3000.09 të ndërveprimit mes robotit dhe njeriut që kërkon një gisht njerëzor përpara çdo veprimi. /PCWorld Albanian