Robert Kulla, në gjykatë për masën e sigurisë

E publikuar: 03/09/2016 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Robert Kulla, djali i figurës së njohur të botës së krimit të viteve ’90 Nehat Kulla, është paraqitur këtë të shtunë në gjykatë për masën e sigurisë.

Kulla akuzohet si personi që organizoi dhe ekzekutoi në bashkëpunim me persona të tjerë planin për grabitjen e filialit të një banke në zonën e ish-Bllokut.

Bashkë me të në sallën e gjyqit janë edhe Roland Liti dhe Alan Babameto. Të tre ata mësohet se kanë mohuar akuzat, ndërkohë që prokurori i çështjes ka kërkuar “arrest me burg”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të akuzës, Liti ka deklaruar se natën e grabtjes ishte me vajzën e tij dhe se në Mal të Zi kishte shkuar për të shoqëruar disa shokë të ardhur nga Gjermania, me paratë e tij.

Tre të rinjtë u arrestuan pasditen e së mërkurës. Policia gjeti gjatë kontrollit të banesave të tyre 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera të krimit si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm.

/ Top Channel