Robben: Sezoni i Bayern, jo i dështuar

E publikuar: 08/06/2015 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arjen Robben nuk mendon se sezoni i sapo lënë pas ishte një dështim për bavarezët.

Gjigandët gjerman arritën të fitonin vetëm titullin e Bundesligës, teksa u eliminuan në gjysmëfinalen e Champions League nga Barcelona dhe Kupën e Gjermanisë nga Borussia Dortmund. Gjithsesi Robben tha se nuk duhet hedhur poshtë puna e bërë nga Bayern, pasi ky sezon u kushtëzua dhe nga lodhja në Botëronin e Brazilit. Holandezi theksoi se kritikat ndaj ekipit të Guardiolës nuk janë të drejta.