Robben flet për rëndësinë e Boatengut te Bayerni

E publikuar: 09/08/2018 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arjen Roben e ka pëshkruar Jerome Boatengun si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë.

Boateng ka kohë që po flitet se do të largohet nga Bayern Munichu për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Robben ka luajtur përkrah Boatengut për shumë vite dhe thotë se do të ishte i zhgënjyer që ta shohë mbrojtësin duke u larguar.

“Për mua Jerome mbetet një prej qendërmbrojësve më të mirë në botë”.

“Ne kemi pasur sukses me të në të kaluarën dhe unë e njoh mirë atë”.

“Jerome është thjesht shumë i rëndësishëm për këtë ekip. Por, ne kemi kompetencë të mjaftueshme në lidershipin e klubit për këtë vendim”, u shpreh Robben në një deklaratë të tij.

Boateng thuhet se ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane. /Telegrafi/