Roani sot 4 muajsh, por ja sa është rritur dhe sa simpatik duket

E publikuar: 19/09/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndjenë të tillë po përjeton edhe bukuroshja, modelja e njohur Majlinda Zeka, transmeton Gazeta Express.

Majlinda ka dëshmuar se është një nënë shumë e përkushtuar. Ajo kujdeset shumë për Roanin e vogël.

Për të sot është një ditë shumë e rëndësishme, pasi që djali i sot bëhet 4 muajsh.

Si çdo nënë edhe Majlinda ka shprehur fjalët më të ëmbla për djalin e saj.

Modelja e njohur falënderon Zotin që e ka bekuar me Roanin.

“Ky djal i vogël sot po i bën 4 muaj! E dashuroj teksa e shikoj duke u rritur♥ Faleminderit Zot që më bekove me këtë bukuri në jetën time!! #4muajsh #jetaime #gjithçkaeimja #nënadhedjali #nënëelumtur”, kishte shkruar Majlinda.

Majlinda ka marrë edhe urime të shumta nga fansat për Roanin./Gazeta Express/