Riza Smaka i bashkohet Aleancës për Ardhmërin e Kosovës

E publikuar: 07/04/2015 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai nga tani e tutje do të jetë kryetar i Departamentit për Drejtësi në këtë subjekt politik.

Në konferencën për media, Smaka ka prezantuar synimet e AAK-së në sistemin e drejtësisë.

AAK-ja sipas tij synon ndërtimin dhe funksionalizimin e Kosovës-shtet të së drejtës dhe se do punojë në arritjen e këtyre objektivave.

Smaka ka thënë se Qeveria e Kosovës, gjithnjë, organizohet sipas nevojave partizane partiake dhe proporcionalisht me numrin e banorëve dhe sipërfaqen e vendit është kabineti qeveritar më kuantitativ (më i ngarkuar) në Evropë.

“Gjendja e tillë, ndër të tjera, është rrjedhojë e asaj se për Qeverinë e Kosovës akoma nuk ka ligj, pra ajo është e organizuar pa baza ligjore dhe, si e tillë, funksionon ka thënë ai.

Sipas tij, rrjedhimisht, edhe funksionaliteti i dobët i sistemit të drejtësisë dhe i administratës publike, në masë të konsiderueshme janë pasojë e infrastrukurës së tillë ligjore.

Smaka ka pohuar se në vend të rregullimit të plotë juridik të fushave shoqërore të caktuara me akte ligjore uniforme – me Kodin Civil apo Kodin Administrativ, të njëjtat normohen pjesërisht me akte ligjore të ndryshme dhe, pashmangshëm, me kundërthënie, madje, edhe me vakuume juridike – aq problematike për interpretime dhe implementime praktike.

“Me aktet e tilla ligjore është krijuar konfuzion, referuar mjeteve juridike dhe procedurave administrative, civile e penale, ashtu që në vend të afirmimit të dyshkallësisë, herë është instaluar njëshkallësia e herë-herë edhe pesëshkallësia, gjë që seriozisht e vështirëson aplikimin efikas të ligjit, si dhe cenon të drjetat themelore të qytetarëve”, ka thënë Smaka./Tribuna/