Riza Durmishi shënon gol të bukur në fitoren e Betisit ndaj Malagas

E publikuar: 01/05/2018 02:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi ka shënuar gol me fanellën e Real Betisit.

Real Betis ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen ndaj Malagas e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas.

Në këtë fitore shenj ka lënë edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Durmishi, i cili ka shënuar golin e barazimit 1-1.

Durmishi ka shënuar një gol të bukur duke shfrytëzuar gabimin e një mbrojtësi kundërshtar në minutën e 24-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Betis forcon pozitën e pestë në La Liga dhe ka gjasa reale për të luajtur sezonin e ardhshëm në La Liga.

Durmishi është 24-vjeçar dhe luan për kombëtaren daneze, teksa ka oferta nga klubet e njohura evropiane.

Liverpooli thuhet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Durmishit në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon me Betisin. /Telegrafi/