Rivaldo: Do të dëshiroja ta shihja Iscon në fanellën e Barcelonës

E publikuar: 14/12/2018 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Brazilit, Rivaldo, tani po punon si ambasador për Betfair gjersa ka analizuar ndeshjet e javës së 16-të të LaLiga.

Ai ka folur edhe rreth situatës delikate të mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Iscos, i cili kohët e fundit ka humbur mbështetjen e tifozëve.

Braziliani ka pohuar se mesfushori është lojtar i shkëlqyeshëm, por kur skuadra humb, tifozët gjejnë fajtorin.

“Isco është një lojtar i shkëlqyeshëm, por kur një ekip si Real Madrid humb 0-3 kundër CSKA Mokës, dikush do të akuzohet për pësimin. Isco përfundoi duke paguar çmimin për atë sepse ishte nën vëzhgim nga tifozët.

Sa i përket nëse mund ta shoshim mesfushorin duke luajtur për klubin e tij të vjetër, Barcelonën, Rivaldo tha se “Do të doja ta shihja Isco duke luajtur për Barcelonën. Ai do t’i përshtatej Barçës. Sidoqoftë, është e vështirë të imagjinohet pasi që dy klubet janë rivalë të mëdhenj”, tha ai.

Isco ka humbur edhe besimin e trajneri Santiago Solarit, i cili nuk llogaritë shumë në shërbimet e lojtarit.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka luajtur 168 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar 33 gola. /Telegrafi/