Rivaldo: Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën

E publikuar: 08/05/2021 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën.

Aguero mbetet lojtar i lirë në fund të muajit qershor dhe largimi i tij nga Etihad është i pashmangshëm pasi edhe vet e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Sulmuesi argjentinas është lidhur me një numër të madh të klubesh evropiane, por emri i tij është lakuar më së shumti nga Barcelona.

Rivaldo, legjendë e Barcelonës, ka thënë se Aguero do të ishte një nënshkrim i madh për Blaugranët dhe shpreson ta shoh një tjetër argjentinas si partner të Lionel Messit sezonin e ardhshëm.

“Thashethemet më thonë se Barcelona po negocion me Sergio Agueron për ta nënshkruar atë kur ai të largohet nga Man City në fund të sezonit”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Ai ka qenë madhështor në City dhe, në moshën 32 vjeçare, jam i sigurt se ai do të jetë gati të garojë me Barcelonën”.

“Ai ka ende shumë futboll për të luajtur dhe do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën, veçanërisht duke ardhur falas në një moment kur klubi ynë ka disa probleme për arsye financiare”, përfundoi braziliani.