Rita, seksi me pantallona të shkurtra (Foto)

E publikuar: 09/10/2016 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është një yll popi, aktore dhe një vajzë e pasionuar pas modës, të gjitha këto e kanë shndërruar Rita Orën në një magnet që tërheq gjithnjë vëmendjen, pavarësisht se ku është e çfarë bën.

Nuk ishte ndryshe as kësaj radhe, kur bukuroshja 25-vjeçare kishte veshur një palë pantallona të shkurtra “Channel” dhe një bluzë të bardhë dhe kishte dalë në Hollivudin Perëndimor.

Përpos syzeve dhe aksesorëve të tjerë, Rita kishte edhe një kapele ngjyrë bronzi.

Rita sapo është kthyer në Amerikë, pasi kaloi një kohë në Europë për shkak të angazhimeve dhe dukej se po e shijonte shumë një ditë pushim, që erdhi pas shumë kohësh.