Rita Ora u del në ndihmë ish-fqinjëve të prekur nga tragjedia në Londër

E publikuar: 14/06/2017 23:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora ka udhëtuar drejt Londrës për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia e sotme, që si pasojë e djegies së një ndërtese 27-katëshe vdiqën së paku 12 persona.

Në Instagram ajo ka ndarë video teksa shihet duke ndihmuar banorët me gjëra ushqimore, pak pasi tregoi se në atë lagje kishte jetuar në të kaluarën, raporton Koha.net.

Ajo ka treguar se është nisur me urgjencë nga Amerika drejt Londrës për të ndihmuar nga afër të prekurit nga tragjedia.

“Kjo është lagjja ime. Nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur. Lutem për të gjithë të përfshirët. Kam luajtur në atë lagje – dua të bëj gjithçka që të ndihmoj”, ka thënë ajo.

Zjarri kaploi ndërtesën në qendër të Londrës sot në mëngjes, dhe dyshohet se kjo erdhi si pasojë e një eksplodimi të një frigoriferi.