Rita Ora shpallet femra më seksi në botë

E publikuar: 07/07/2015 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është shpallur femra më seksi në botë nga revista “Zoo”.

Ylli që pritet të zëvendësojë Mel B në seritë e reja të “X-Factor”, ka siguruar vendin e parë në listën e përvitshme “Zoo Hot 101”, duke rrëzuar nga maja modelen seksi Kate Upton.

Rita ka siguruar këtë pozitë me votat e lexuesve të revistës së famshme, e cila pas këngëtares shqiptare ka listuar Uptonin dhe Michelle Keegan, transmeton Koha.net.

Në këtë listë suksesshëm është futur edhe këngëtarja Taylor Swift që ka zënë vendin e 72-të.