Rita Ora shkëlqen në dasmën në Prishtinë (Foto/video)

E publikuar: 09/10/2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po merr pjesë në dasmën familjare që e solli atë në vendlindje.

Ora po merr pjesë në dasmën e Arlit Kastratit dhe Filiza Salihut, shkruan Koha.net.

Pamjet ekskluzive të KTV-së, e tregojnë Rita Orën çfarë jemi mësuar ta shohim divën e muzikës shpeshherë në tepihun e kuq. Ajo mban veshur një fustan të kuq.

Këtë pasdite Rita ka qëndruar tek shtëpia e tezes se saj, ku dhe është bërë gati për dasmë. Për pamjen e saj është përkujdesur Rezarta Galica dhe Altin Nebiu.

Ekipi i emisionit Express të KTV-së ka përcjellë këngëtaren gjersa ajo është nisur për në Emerald ku dhe do të mbahet dasma. Rita është përcjellë nga vetura e policisë së Kosovës.

Ndërkohë dhjetëra adhurues të saj janë tubuar te hoteli për ta parë e për të marrë autogramin e saj.

Rita Ora ka udhëtuar me aeroplan privat së bashku me familjen e ngushtë të saj.

Rita Ora ka qenë në Prishtinë tri vjet më parë, kur kishte xhiruar videoklipin e këngës “Shine Ya Lights”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.