Rita Ora me proteza në dhëmbë

E publikuar: 22/03/2017 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga koha kur është ngjitur drejt famës, ajo është bërë e njohur për stilin e saj ekstravagant.

Rita Ora mbrëmë tërhoqi vëmendjen sërish drejt vetes kur u shfaq me grillz (proteza dekoruese për dhëmbët) në ngjyrë të artë.

Bukuroshja 26 vjeçare i vuri bizhutë për dhëmbët ndërkohë që nisej për një festë me miqtë e saj.

Rita kishte veshur edhe një bluze me një peshkaqen me dhëmbë të mprehtë, ndoshta për të ironizuar vetë grillz-at e saj.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vazhdim brenda këtij viti.