Rita Ora pjesë e darkës së Bebe Rexhës, por jo edhe Dua Lipa

E publikuar: 26/09/2018 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen e kaluar në Londër Bebe Rexha ka organizuar një darkë për gratë e muzikës.
“Women in Harmony Dinner”, filloi të organizohet nga këngëtarja shqiptare në fillim të këtij viti si mënyrë që gratë që bëjnë muzikë të takohen në një vend të cilin e kanë vetëm për vete, transmeton lajmi.net

Bebe ka nisur ta organizojë këtë darkë pasi një studim zbuloi se gratë kompozojnë vetëm 16% të muzikës së artistëve në përgjithësi.

E pranishme ishte edhe Rita Ora me të cilën ajo u argëtua në maksimum dhe kjo vihej re nëpërmjet videove të postuara në rrjete sociale, kontretisht Instagram.

Mirëpo ajo çfarë nuk kishte se si të moj binte në sy ishte mosperzenca e Dua Lipës. Kjo e fundit u pa duke festuar ditëlindjen e mikut të saj Lorenzo Posocco.