Rita Ora në Shqipëri, Kosova destinacioni i radhës

E publikuar: 04/06/2017 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora është rikthyer në trojet shqiptare.

Përmes postimeve në “InstaStory” ajo ka konfirmuar se është në Tiranë, transmeton Koha.net.

Kurse në disa postime të tjera ajo ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një ceremonie martesore.

Ajo ka bërë të ditur se do të jetë në dasmën e kushërirës së saj nga nëna, Amantina Tolaj.

“Koha për dasmë familjare. Amantina Tolaj po vijmë për ty”, ka shkruar ajo në InstaStory, ku shihej së bashku me nënën e saj Vera Sahatçiu.