Rita Ora është pritur me flamurin e Kosovës në Dubai

E publikuar: 11/02/2016 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora që po qëndron në Dubai për të promovuar linjën e re të rrobave me Adidasin, ndërsa atje është pritur në një qendër tregtare me flamurin e Kosovës.

Këtë e ka njoftuar vetë këngëtarja përmes rrjetit social, Snapchat, në të cilin ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën shihet duke dhënë një nënshkrim një fanseje që i kishte ofruar flamurin e Kosovës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shpeshherë ka rrëfyer për mediat botërore për historinë e saj dhe prejardhjen nga Kosova.