Rita flet për veshjen për të cilën është kritikuar shumë javën e kaluar

E publikuar: 03/09/2015 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora ka folur për veshjen që ka shkaktuar shumë komente, të cilën ajo ka veshur në koncertin e saj në Los Angeles.
Rita në një intervistë së fundmi ka përkrahur prezantimin e Miley Cyrus në MTV VMA duke dhe gjithë zhveshjen e saj.

Ajo ka thënë se Miley është ndër femrat e pakta e cila është rehat me lëkurën e vetë dhe këtë gjë e ka filluar Madonna.

Rita gjithashtu ka folur për dukjen e saj në koncertin e Los Angelosit në ‘El Rey’ javën e kaluar, për të cilën është kritikuar shumë.

“Unë nuk isha e zhveshur. Kënga ime e re ka titullin ‘Body on me’ dhe është për trupin tonë dhe që ne të ndihemi rehat me atë se kush jemi, kështuqë e mendova ‘unë do veshja të njëjtën gjë në shtëpinë time dhe me miqtë e mi, pse mos ta bëja edhe në koncertin tim’”, janë fjalët e Ritës