Rita Ora i filloi xhirimet

E publikuar: 26/05/2016 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se është në xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”.

Kësaj radhe filmi do të titullohet “Fifty Shades Darker”, i cili do të jetë vazhdim i pjesës së parë.

Ora madje shkruan se “Merr përgjegjësinë Fifty Shades”, shkruan tring. Vitin e kaluar është lancuar filmi “Fifty Shades of Grey”, dhe Rita ishte pjesëmarrëse aty duke kënduar këngët e filmit dhe u paraqit në sekuencë të shkurtër si aktore.

“Fifty Shades of Grey” në shumë festivale ndërkombëtare është cilësuar si filmi më i keq i vitit.