Rita e thotë shqip: Ju dua, kërkon mbështetjen e gjithë shqiptarëve për këngën e saj

E publikuar: 04/07/2015 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kërkuar mbështetjen e gjithë shqiptarëve për këngën e saj “Poison”.

Ajo ka shkruar shqip në një postim në rrjetin social “Twitter” duke kërkuar nga fansat shqiptarë që ta shkarkojnë këngën e saj më të re.

“Hajde shqiptar! Na mbështetni të kalojmë në vendin e parë. Shkarkojeni këngën! Ju dua”, ka shkruar ajo në Twitter.