Rita Ora duet me Ed Sheeran

E publikuar: 27/08/2015 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëpunimi i Rita Orës me Ed Sheeran është një nga këngët më të “ëmbla” që mund të keni dëgjuar ndonjëherë.

Këngëtarja ka bashkuar fuqitë më këngëtarin e hitit “Thinking Out Loud” për të sjellë këngën me titull “Us”, e cila do të jetë pjesë e albumit më të ri të Ritës.

Përsa i përket këtij projekti muzikor, këngëtarja është shprehur se është një nga këngët më të preferuara për të, duke thënë: “Për mua, është një nga këngët e dashurisë më të ëmbla, më emocionuese dhe më e mrekullueshme që unë mund të kem dëgjuar ndonjëherë”.

Pavarësisht se ka publikuar albumin e saj të parë, “Ora” në 2012, Rita tregon se albumi i saj i ardhshëm po realizohet në një mënyrë sikur është i pari për të.