Rita befason, vjen me një këngë për ndërtesën që u dogj në Londër (VIDEO)

E publikuar: 22/06/2017 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngtarja, Rita Ora ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë të këndojë në këngën humanitare të Simon Cowellit për viktimat e objektit të djegur, Grenfell pasi që ka thënë se është rritur në atë pjesë të Londrës dhe se ka njohur njerëz të prekur nga tragjedia.

“Dailymail” shkruan se Rita e lindur në Kosovë është rritur në një shtëpi që ndodhej pranë objektit që u dogj. “Ne me këngë bëmë punë të mirë sepse ajo është lagjja ime. Unë kam luajtur në atë bllok, dhe njoh njerëz që jetojnë në atë pjesë e po ashtu njoh edhe të atillë që po figurojnë të zhdukur- është tragjedi”, ka thënë Rita Ora.

Kënga e artistëve është lansuar të mërkurën dhe ka hyrë në top 10 në 14 shtete. Megjithatë vetëm një ditë më vonë, Rita ORa ka publikuar videklipin “your Song”.