Rita Ora: “Becky”? Ja e vërteta

E publikuar: 27/04/2016 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet se ajo është “Becky me flokët e bukura”, pra femra që është futur mes çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, këngëtarja ka shprehur respektin e madh që ka ndaj Beyonce.

“Unë kurrë nuk iu kthej përgjigje thashethemeve në mediat rozë por më lejoni të sqarohem, këto thashetheme nuk janë të vërteta. Unë kam një respekt të madh për Beyonce, kështu që le të vazhdojnë ta shijojmë ‘Lemonade’”, shkroi ajo.

Ky reagim i këngëtares me origjinë shqiptare ka ardhur menjëherë pas publikimit të disa fotografive ku Rita mbante të njëjtën veshje me Beyonce, duke bërë që fansat ta merrnin këtë si provokim.

/ TCh/