Risi në Facebook (Foto)

E publikuar: 31/05/2016 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook po dëshiron që sa më shumë njerëz t’i transmetojnë veprimet e tyre kudo që shkojnë në glob, pasi ka lansuar shërbimin për transmetim live edhe për kompjuterët Windows 10.

Para se të lansohej për kompjuterë dhe tabletë, kjo veçori u lansua fillimisht vetëm për celularë të mençur.

Tani, Facebook Live ka arritur zyrtarisht edhe për aplikacionin aktual për Windows 10.

Poseduesit e kompjuterëve dhe tabletëve Windows 10, mund të transmetojnë live video vetëm duke e prekur ikonën e transmetimit live në kutinë e statusit, në të cilën përdoruesit mund të gjejnë funksione të tjera të aplikacionit si emoji dhe shpërndarje të fotografive.