Rishpallet konkursi për Rektor

E publikuar: 14/03/2016 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Universiteti i Prishtinës rishpalli konkursin për rektor pas dështimit të zgjedhjes së tij dy javë më parë.

Kandidatët të cilët duan të garojnë për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nga sot mund të aplikojnë në konkursin që është rishpallur nga universiteti.

Konkursi i rishpallur do të qëndrojë i hapur  për 15 ditë, deri më datën 28 mars në orën 15:30.

Kandidatët duhet të aplikojnë me dorëzim të dokumenteve në formë fizike dhe elektronike të cilat pastaj do t’i shqyrtojë komisioni për verifikimin e dokumenteve.

Konkursi për rektor u rishpall pas pamundësisë të zgjedhjes së tij më 4 mars kur asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme.

Kandidatë në konkursin e kaluar ishin: Lul Raka, Naser Sahiti, Sali Bashota dhe Anton Berishaj ndërsa kandidati i pestë Isuf Musliu nuk ishte ftuar fare për intervistim. /Kallxo.com/.