BE rishikon në rritje të lehtë parashikimet për ekonominë në 2017-n

E publikuar: 12/05/2017 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian rishikoi në rritje të lehtë parashikimet për rritjen ekonomike në zonën euro në vitin 2017 dhe mbajti të pandryshuar perspektivën për vitin 2018, pavarësisht pasigurive ende në rritje, veçanërisht lidhur me BRexit dhe politikën ekonomike amerikane.

Në parashikimet e pranverës, ekzekutivi evropian pret tashmë një rritje prej 1,7 për qind në vitin 2017 dhe 1,8 për qind në vitin 2018, pas një rritjeje prej 1,8 për qind në vitin 2016.Më 13 shkurt, gjatë parashikimeve të dimrit, Komisioni kishte parashikuar një rritje prej 1,6 për qind në 2017 dhe 1,8 për qind në 2018 për 19 vendet që kanë miratuar monedhën unike. “Pasiguritë rreth perspektivave ekonomik mbeten të larta”, theksoi BE në një komunikatë.

Mes faktorëve të rrezikut, Brukseli citon politikën amerikane përsa i përket (..) ekonomisë dhe tregtisë, tensionet gjeopolitike, programin e rregullimit ekonomik të Kinës dhe mbarëvajtjen e sektorit bankar në Evropë.Negociatat e ardhshme me Britaninë e Madhe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian bëjnë gjithashtu pjesë në pasiguritë e identifikuara nga BE.