Rishikimi shkurton për 20 milionë euro buxhetin për autostradën Prishtinë-Han i Elezit

E publikuar: 28/09/2017 08:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 20 milionë euro më pak do t’i ketë autostrada “Arbër Xhaferi” me rishikim të buxhet për vitin 2017.

Kjo, meqë Qeveri Haradinaj ka hequr dorë nga tërheqja e 76 milionë eurove të parapara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për këtë vit.

Edhe pse në agjendën legjislative të Qeverisë është paraparë që Projektligji për ndryshimin e Ligjit të AKP-së, me të cilin do të mundësohej tërheqja e mjeteve nga privatizimi, të procedohet në nëntor të këtij viti, me Projektligjin për rishikimin e buxhetit nuk janë paraparë këto mjete.