Ripple eliminon pozitën e CMO krejtësisht

E publikuar: 12/02/2019 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ripple vendosi të eliminonte rolin e strategjistit të tregjeve një lëvizje e cila çoi në largimin e Cory John.

Ky i fundit ju bashkua Ripple në 2018 duke lënë Bloomberg. Johnson shprehej se roli i ri është një përpjekje për ta bërë më të lehtë për Wall Street dhe botën e financës së kuptojë çfarë po bëjmë në këtë industri.

Në fakt Johnson ishte një prej zëdhënësve kryesorë të kompanisë duke u paraqitur nëpër platforma të ndryshme mediatike dhe lavdëruar atë që Ripple ofronte.

Në Forumin e Botës së Blockchain, Johnson foli për adoptimin e dobët të Ripple nga bankat duke fajësuar këto të fundit.

Pjesë e punës së Johnson ishte ta bënte më pak konfuze marrëdhënien mes Ripple dhe XRP. Ripple thotë se XRP është një monedhë e pavarur ndërsa janë ngritur shqetësime për këtë marrëdhënie sepse XRP hidhet në qarkullim nga Ripple.

Disa thonë se monedha u shpik nga Ripple Labs. Vetë Ripple thotë se nuk ka të bëjë me XRP, thjeshtë është përfshirë në fazat e para të lançimit. /PCWorld Albanian