Rinovimi i kontratave të trajnerëve në mes të sezonit i sjell trofe Barcelonës, Guardiola ishte i fundit që rinovoi

E publikuar: 15/02/2019 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka rinovuar kontratën me Barcelonën, duke u bërë emri i parë pas Pep Guardiolan që rinovon në mes të sezonit.  

Koha e rinovimit të Valverdes në Barcelonë ka ardhur si një surprizë dhe pavarësisht se ishte një temë e nxehtë për disa javë, vëmendja ishte kthyer në fushë.

Me vendimin e sotëm (e premte), Barcelona po tregon besim të plotë tek trajneri, gjë që nuk është diçka që zakonisht e bëjnë në mes të sezonit.

Në fakt, hera e fundit që kanë zgjatur qëndrimin e një trajneri gjatë mesit të sezonit ishte në vitin 2011, kur Guardiola arriti një marrëveshje për të qëndruar deri në vitin 2012.

Me këtë rast ata vazhduan të fitonin trofetë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa u mposhtën në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit.

Momente nga rinovimi i kontratave të Rijkaard dhe Guardiola (Foto: Marca)

Kjo ishte ripërtëritja e dytë e Guardiolas në Camp Nou. Më 14 qershor të 2010, ai formalizoi marrëveshjen verbale të arritur në janar të atij viti për të vazhduar për një sezon tjetër.

Frank Rijkaard është një tjetër trajner që ka vazhduar kontratën me sezonin që po zhvillohej, në shtator të vitit 2005. Barcelona nuk e kishte filluar mirë sezonin dhe u gjet i teti pas një humbje 2-1 ndaj Atletico Madridit dhe holandezi rinovoi ditën e ardhshme.

Cruyff si trajner, duke i dhënë këshilla Guardiolas

Një nga klauzolat përcaktohet se ai mund të largohej në çdo kohë pa kompensime, por ai vazhdoi dhe në fund fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve atë sezon.

Një rast tjetër është me Johan Cruyff pasi iu rinovua kontrata për sezonin e tij të tretë në stol, klubi në atë kohë përfundoi si kampion i ligës. /Telegrafi/