Rinor Sejdiu është i sëmurë, 20 mijë euro i kushton shërimi (Foto)

E publikuar: 19/08/2015 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rinor Sejdiu, 14-vjeçar nga fshati Runikë i Komunës së Skenderajt, është i sëmur shumë rëndë nga tumori i lëkurës.

Sëmundja e të riut ka shërim vetëm jashtë vendit, por gjendja ekonomike e familjes së Rinorit është shumë e rëndë.

Sipas familjarëve, për operacionin e djaloshit nevojiten 20 mijë euro, që ata nuk i kanë, transmeton Klan Kosova.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë dhe kushdo që është i gatshëm ta bëjë mund të kontaktojë më babain e Rinorit, Shkëlzenin, në këtë numër telefoni: 044 596 495.

Ndërsa, me ndihma mund të kontribuojnë këtu: Raiffeisen Bank Xhirollogaria : 1503050001421122