Rinisin gërmimet për varrezë masive në Suhodoll të Mitrovicës

E publikuar: 23/08/2017 07:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gërmime në një lokacion të dyshuar për varrezë me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë pritet të nisin të enjten, në Suhodoll të Mitrovicës, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë lokacion, i cili ndodhet në pjesën veriore të lumit “Ibër”, ishin bërë gërmime edhe vite më parë, por që nuk ishin larguar dyshimet se aty mund të ketë trupa të shqiptarëve.

Sipas familjarëve të të zhdukurve, aty ishin gjetur edhe trupa, por që sipas tyre gërmimet nuk ishin zhvilluar si duhej dhe lokacioni nuk ishte vlerësuar në tërësi.