“Rikthejeni VAR-in!” Premierliga rifillon me polemikat rreth teknologjisë së golit

E publikuar: 17/06/2020 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Yjet edhe përkrahësit e Premierligës kanë bërë me shaka që VAR-i të rikthehet menjëherë, pasi teknologjia e vijës së portës mori vëmendjen kryesore në rifillimin e Premierligës të mërkurën.

Liga elitare angleze u rikthye me një ndeshje mes Aston Villës dhe Sheffield Unitedit në një stadium të zbrazët në Villa Park, pas një pauze të detyruar tremujore si pasojë e pandemisë koronavirus, transmeton Front Online.

Pjesa e parë prodhoi raste të pastra për gol, por Sheffield Unitedi mendoi se e kishte gjetur rrjetën e portës kur portieri i Villës Orjan Nyland u duk se e barti brenda vijës së portës së vet topin e gjuajtur nga Villy Sharp.

Dhe rishikimet në ekran treguan se portieri norvegjez vërtet e kishte lejuar topin të futej brenda vijës së portës, por Villa shpëtoi pasi teknologjia e vijës së portës kishte dështuar të sinjalizonte se topi ishte futur në portë, duke e detyruar gjyqtarin Michael Oliver ta vazhdojë ndeshjen.

Didn’t count a goal for sheffield 😱
Where is goal line tech?!
Where is VAR?! pic.twitter.com/8GUKOlQcjq

— Talal AlHammadi (@Talal_AD) June 17, 2020

Ora e Oliverit është dashur të lajmëronte me tinguj sapo topi e kishte kaluar vijën, por ajo nuk kishte qenë e ndezur dhe gjyqtari, duke mos qenë në dijeni për këtë, nuk e rishikoi rastin as në VAR.

Ky incident ka bërë bujë në Twitter, dhe në mesin e atyre që kanë reaguar ishte edhe mbrojtësi i Newcastle United, Rayn Taylor.

“Teknologjia e vijës së portës nuk qenka lëshuar fare. Kthejeni VAR-in!” shkroi ai në Twitter.

Edhe vetë Sheffied United reagoi duke shkruar: “Ne vërtet nuk e dimë çfarë të themi për këtë”. /Front Online/

Goal line technology not turned on. Bring back VAR 🤣🤣🤣

— Ryan Taylor (@TaylorR1984) June 17, 2020

It wasn’t working 😂

— Sheffield United (@SheffieldUnited) June 17, 2020

Not even half time and we are already moaning about VAR/Refs.

WELCOME BACK FOOTBALL!

— Rob Butler (@BobRutler) June 17, 2020

Wait… i thought this is what VAR was brought in for ?!? Blatantly over the line????

— Declan Rice (@_DeclanRice) June 17, 2020

Not over the line🤷🏻‍♂️🤣

— Ben Chilwell (@BenChilwell) June 17, 2020

.