Rikthehet sonte në fushën e blertë, Rashica

E publikuar: 18/05/2020 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lajm i madh për të gjithë adhuruesit e futbollit shqiptarë vjen sot, Milot Rashica rikthehet në fushën e blertë sot.

Werder Bremen ia bënë sefte sot, teksa të gjitha shtetet që lavdëruan protokollin shtetëror të shëndetësisë nga Gjermania dhe drejtuesit e federatave tjera do të jenë me katër sy nga divisioni i parë në futbollin gjerman, përcjell GazetaBlic.

Werderi i Milot Rashicës do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusen, ndeshje kjo që luhet të sonte me fillim nga ora 20:30.

Rashica ka qenë fantastik edhe në këtë sezon për skuadrën gjermane kur deri para pezullimit të sezonit në muajin mars kishte shënuar 7 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje sa kishe luajtur.

Rashica pritet që të ketë po të njëjtën formë pasi që ka punuar vazhdimisht edhe në karantinë.