Rihapet gjykimi për terrorizëm në ditën e shpalljes së aktgjykimit

05.12.2018 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rihapet gjykimi për terrorizëm në ditën e shpalljes së aktgjykimit

Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka mundur të shpallë një verdikt ndaj pesë të akuzuarve për terrorizëm prandaj vendosi ta rihapë rastin në ditën kur pritej shpallja e aktgjykimit.
Vendimi për rihapjen e procesit u dha në kohën kur të akuzuarit dhe publiku prisnin aktgjykimin.

Pas këshillimit dhe votimit trupi gjykues në krye me gjykatësin Naser Foniqi dhe dy gjykatësit e tjerë Hamdi Ibrahimi dhe Agim Kuçi kanë marrë vendim që të hapet përseri shqyrtimi gjyqësor.

Arsyeja e rihapjes së shqyrtimit gjyqësor u bë për shkak se sipas kryetarit të trupit gjykues, prokurori i rastit Afrim Shefkiu duhet t’i qartësojë disa detaje në lidhje me veprimet e të akuzuarve kundrejt veprave penale të cilat u vihen në barrë.

Seanca e sotme u ndërpre dhe e njëjta u caktua për datën 14 janar 2019.

Në këtë proces Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Sirisë. /kallxo.com

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar

Borxhlinjve ndaj Komunës së Gjilanit u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

Borxhlinjve ndaj Komunës së Gjilanit u jepet afat deri më 31 dhjetor për shlyrjen e obligimeve

Rihapet gjykimi për terrorizëm në ditën e shpalljes së aktgjykimit

Rihapet gjykimi për terrorizëm në ditën e shpalljes së aktgjykimit

Peja në vitin 2019 do të bëhet me Qendër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Haradinaj falënderon Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës

Aprovohet projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Gashi: Kosova është njëra nga shtetet më aktive në përkrahjen institucionale për punëtorin vullnetar rinor

Babë e bir kanosin kryetarin e Kllokotit

Çekia përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet Koordinatorit Hoti dhe Komunës së Suharekës

Ish punëtorët e ndërmarrjes ‘’Ramiz Sadiku’’ protestuan para objektit të Prokurorit të Shtetit

Opozita kushtëzon votën për buxhetin e vitit 2019

Haradinaj i përgjigjet Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

Bërnabiq për 100 për qindëshin: Serbia humb 42 milionë euro në muaj

Drecun dorëzohet: S’mund ta ndalim formimin e ushtrisë së Kosovës

Nis i implementimi i projektit të financuar nga Banka Botërore-CERP, që ndihmon bizneset të eksportojnë në tregjet e huaja

Sholtes: BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta dhe t’ia heqë Kosovës regjimin e vizave