Rihanna mahnitëse edhe në një ditë tjetër në Nju Jork (Foto)

E publikuar: 29/03/2016 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rihanna është duke performuar në shumë vende të botës për albumin e saj “Anti”, apo thënë shqip, “Kundër”.

Këngëtarja 28-vjeçare, është veshur në mënyrë shumë interesante, por gjithmonë duke arritur të duket me stil dhe e veçantë, transmeton Indeksonline.

Rihanna, e veshur nga mëndafshi e në ngjyrë të gjelbër që ngjason edhe me syt e saj dukej një femër me stil shumë të përsosur. Këngëtarja, e veshur në këtë mënyrë ka vendosur një grim më natyral në fytyrë e që e bëntë të dukej shumë vetëbesuese teksa kalonte në rrugët e Nju-Jorkut.

Gjithashtu Rihanna, ka pasur një përkrahje shumë të mirë edhe nga yjet e botës për albumin e saj tashmë të performuar nëpër koncerte. Disa nga ta ishin: Irina Shayk, John Mayer, Jaden Smith dhe të dashurën e tij Sarah Snyder, që ishin mbledhur në turmë për koncertin e saj.