Rihana po rikthehet me rolin e madh në Filmin Sci-fi Valerian film (Foto)

E publikuar: 29/10/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Rihana po rikthehet në ekranin e madh. Kësaj radhe ajo është duke zbarkuar me rolin e saj në s filmin sci-fi Valerian dhe në qytetin e mijëra planetëve.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Luc Besson i cili njoftimin e lëshoi përmes llogarisë së tij në Instagram. “Rihana në Valerian!! Ajo ka një rol të madh dhe unë jam i gëzuar gjithashtu”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Sipas prestigjiozes “Variety”, ajo i bashkohet emrave si Cara Delevingne, Dane DeHaan dhe Clive Owen.

Prodhimi fillon në janar në Francë ndërsa në kinema do të dalë me 21 korrik, 2017.

Filmi është i bazuar në Pierre Christin dhe romani i Jean-Claude Mezieres ndërsa që zhvillohet në shekullin e 28, atëherë kur njerëzimi zbuloi udhëtimin në kohë.