Rigjykimi i Ramadan Mujës shmang zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Prizren

31.08.2015 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rigjykimi i Ramadan Mujës shmang zgjedhjet e parakohshme për kryetar në Prizren

Rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është kthyer në rigjykim. Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të datës 13 mars 2014, ka mësuar KTV-ja nga burime të afërta me procesin.
Në aktvendim shkruan se “është pranuar kërkesa e parashtruar nga avokati mbrojtës Ruzhdi Berisha në emër të Ramadan Mujës dhe janë pranuar edhe ankesat e të pandehurve tjerë”.

“Lënda i kthehet Gjykatës Themelore të Prizrenit për rigjykim”, përfundon aktvendimi.

Sipas Apelit, rigjykimi ka ndodhur për shkak të shkeljeve esenciale të nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit kanë konfirmuar se tashmë vendimin e kanë dërguar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, pa dashur të deklarohen për përmbajtjen e vendimit. Themelorja në Prizren pritet që gjatë ditës t’ua shpërndajë vendimin palëve.

Ramadan Muja ishte dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 30 muaj mos ushtrim të funksioneve publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Dënim kishin marrë edhe 5 zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Muja nuk kishte dhënë dorëheqje, pavarësisht vendimit dhe protestave të qytetarëve, me arsyetimin se po pret vendimin përfundimtar të Gjykatës, që është ky i Apelit.

Me këtë, i bie se Prizreni nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi që, sipas praktikës Gjykatës së Apelit mund t’i marrë kohë ta shqyrtojë rastin deri në përfundim të mandatit të Ramadan Mujës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti dikur thoshte se nuk ulet në një tavolinë me Gjuriqin, sonte krahë për krahë njëri-tjetrit

Kurti dikur thoshte se nuk ulet në një tavolinë me Gjuriqin, sonte krahë për krahë njëri-tjetrit

Profesori i studimeve islame përmend hajmalinë pas mosmarrëveshjeve LDK-VV

Profesori i studimeve islame përmend hajmalinë pas mosmarrëveshjeve LDK-VV

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë/ Manzë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë/ Manzë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Punëtori i KEDS-it lëndohet nga mungesa e mbrojtjes, fillojnë hetimet

Daçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në tavolinë me Vuçiqin

Daçiq komenton deklaratën e Albin Kurtit që tha se nuk ulet në tavolinë me Vuçiqin

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Baraliu: LDK dhe VV do të ndëshkohen nga qytetari nëse nuk arrijnë marrëveshje

Baraliu: LDK dhe VV do të ndëshkohen nga qytetari nëse nuk arrijnë marrëveshje

Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Ambasada e Katarit, 8 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Në cilin vit Albin Kurti thoshte publikisht se do konflikt?

Në cilin vit Albin Kurti thoshte publikisht se do konflikt?

Feilcke: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën lidhet me zhvillimet brenda BE-së

Feilcke: Mos liberalizimi i vizave për Kosovën lidhet me zhvillimet brenda BE-së

Banesat e premtuara/ Erdogan: Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

Banesat e premtuara/ Erdogan: Për 6 muaj deri në një vit do e kemi kryer si punë

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese

Amnistia e Ivanovit përplas politikën me Gjykatën Kushtetuese

Gruaja rrah burrin në Vushtrri, e bën për spital

Gruaja rrah burrin në Vushtrri, e bën për spital

Pasojat po i bartin edhe fëmijët tanën, thonë gratë e dhunuara gjatë luftës

Pasojat po i bartin edhe fëmijët tanën, thonë gratë e dhunuara gjatë luftës

Veliu: VV-së s’i takon edhe Presidenti, s’nënshtrohemi në koalicion

Veliu: VV-së s’i takon edhe Presidenti, s’nënshtrohemi në koalicion