Rifunksionalizohet zyra e antenës që lidh Shqipërinë dhe Kosovën

E publikuar: 06/02/2019 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.

Kjo zyre është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.

Memorandumi do të nënshkruhet në objektin e  Komunës së Prizrenit, duke filluar nga ora 11:00.