Ricciardo pret garën e Meksikës duke festuar Halloween-in (Foto)

E publikuar: 27/10/2016 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Ricciardo e pret Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1 duke festuar ditën e Halloween-it. Piloti australian i Red Bullit tashmë ndodhet në kryeqytetin meksikan, ku do të zhvillohet gara e radhës e këtij Botërori, me Ricciardon që preferoi t’u bashkohet shumë personave në këtë festë të përvitshme.

Në një intervistë për Reuters, Ricciardo, i pikturuar në fytyrë për shkak të festimeve, deklaroi se Rosberg është favoriti për të fituar garën meksikane si dhe Botërorin e Formulës 1, pavarësisht se Hamilton nuk dorëzohet.

“Nuk kam asnjë preferencë. Mendoj se Rosberg është në pozita shumë të forta për të fituar garën e sidomos Botërorin. Hamilton do t’i duhet të fitojë të gjitha garat e mbetura, ndërsa Rosberg mund t’ia lejojë vetes të gabojë në ndonjë prej tyre. Çmimi i Madh i Meksikës do të jetë emocionues dhe Rosberg mund t’ia dalë mbanë”, deklaroi Ricciardo.

Daniel Ricciardo për momentin pozicionohet në vendin e tretë në klasifikimin për pilotë me 227 pikë, pas Nico Rosberg me 331 pikë dhe Lewis Hamilton me 305.