Ribery nuk e di nëse do të jetë i gatshëm kundër Dortmundit

E publikuar: 28/03/2015 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Bayern Munich, Franck Ribery nuk e di nëse do të rikuperohet për sfidën kundër rivalit gjerman, Borussia Dortmundit.

Mesfushori francez është lënduar ditë më parë, dhe akoma është në dyshim paraqitja e tij kundër “milionerëve”.

“Unë nuk mund të them nëse do të shërohem për lojën kundër Borussias”, ka thënë Ribery.

“Unë jam duke punuar cdo ditë në palestër dhe do të mundohem që sa më shpejt që është e mundur të kthehem në fushë për ta ndihmuar ekipin”, tha Ribery