Riaktivizohet vullkani në Havaji

E publikuar: 04/05/2018 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shteti Havaji në Paqësor ka hapur strehimet dhe autoritetet kanë lëshuar urdhra për evakuimin e banorëve për shkak të riaktivizimit të një vullkani. Vullkani, i cili ndodhet në Ishullin e Madh këtij të këtij shteti, nisi të riaktivizohet gjatë ditës së djeshme:

Vullkani “Kailauea” lëshoi shtëllunga të mëdha tymi dhe gurë në qiell ndërsa llava e nxehtë lëvizte drejt zonës “Leilani Estates” në Ishullin e Madh. Zyrtarët thanë sot se njerëzit po kërkojnë strehime për t’u mbrojtur nga vullkani. Maurice Messina është Zv/Drejtor i Parqeve”:

“Po regjistrojmë familjet dhe të moshuarit. Nëse të moshuarit kanë nevojë për ndihmë, ne kemi grupe të posaçme që mund të reagojnë për transportimin e tyre në këto streha të sigurta. Numri i të regjistruarve po rritet.”

Autoritetet thonë se vullkani “Kilauea” është aktivizuar shpesh gjatë 30 viteve të fundit. Policia ka larguar kureshtarët nga zonat që konsiderohen të rrezikshme.