Rezolutat e Kuvendit për raportet me Serbinë, nuk po kanë efekt

28.10.2016 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rezolutat e Kuvendit për raportet me Serbinë, nuk po kanë efekt

Kuvendi i Kosovës viteve të fundit përmes disa rezolutave ka tentuar që ta mbrojë interesin e vendit në raport me Republikën e Serbisë dhe serbët e Kosovës.

Që nga viti 2011 e deri më tani, legjislativi i vendit ka nxjerrë katër rezoluta, përmes të cilave e obligon Qeverinë që t’i zbatojë ato, ndonëse në të shumtën e herave ekzekutivi i vendit nuk i ka marrë për bazë vendimet, të cilat janë votuar në Kuvendin e Kosovës.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë për Telegrafin se duhet të potencohet që Rezolutat që miratohen nga Kuvendi nuk kanë fuqi juridike, dhe rrjedhimisht sipas tij, nuk mund të jenë obliguese për Qeverinë.

 Por, ai ka thënë se në demokracitë e zhvilluara, Rezolutat e Parlamenteve në shumicën dërmuese të rasteve i marrin parasysh Rezolutat e Kuvendit, “pasi që në një mënyrë ato paraqesin edhe zërin e qytetarëve të atij vendi”.

“Në rastin konkret, Rezolutat e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës sa i përket çështjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të konstatohet se nuk janë marrë parasysh. Në fakt, përmes këtyre Rezolutave, Kuvendi e ka mandatuar Qeverinë për të negociuar me Serbinë, fillimisht për çështje teknike e pastaj edhe për dialog politik. Në këtë aspekt, Rezolutat e Kuvendit janë respektuar parimisht, sepse Qeveria ka vepruar pikërisht ashtu siç ka kërkuar Kuvendi”, ka  thënë Murati, për Telegrafin.

Sipas tij, aty ku Qeveria ka dështuar të respektojë Rezolutat e Kuvendit është tek transparenca dhe llogaridhënia për procesin e dialogut, duke shtuar se “tash e pesë vite, dialogu vazhdon të jetë një proces ku ka shumë pyetje pa përgjigje”.

“Deputetët vazhdimisht janë ankuar se nuk marrin informata të mjaftueshme për procesin e dialogut. Në fakt, mos transparenca në procesin e negocimit i ka sjellur Kosovës polarizim të skenës politike, pasi dihet se si është pritur Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në këtë element, Ekzekutivi duhet të marrë hapa konkret për të involvuar deputetët por edhe qytetarët më shumë sa i përket temave të dialogut”, ka thënë Murati.

 Në vitin 2011, respektivisht më 10 mars të këtij viti, gjatë kohës që i pari i legjislativit ka qenë Jakup Krasniqi, ishte votuar rezoluta përmes të cilës mbështetej dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, ku njëra nga pikat parashihej që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta mbështet dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, për çështje praktike, në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.

Derisa në po të njëjtin vit Kuvendi i Kosovës kishte nxjerrë një tjetër rezolutë, por kësaj radhe për veriun e Kosovës, përmes së cilës legjislativi i vendit ka mbështetur të drejtën kushtetuese të institucioneve për ushtrimin e kontrollit të plotë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Më 18 tetor të vitit 2012, ishte nxjerrë rezoluta e tretë e cila ishte edhe baza e fillimit të një raporti të ri në mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht normalizimit të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në pikën e parë të kësaj rezolute shkruhej që “Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet procesin e zgjidhjes së problemeve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin”.

Rezoluta e fundit, të cilën e ka nxjerrë Kuvendin e Kosovës, është ajo për lirimin e Komandantit Rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, në të cilën kërkohej lirimi i menjëhershëm, nga autoritetet serbe, i këtij të fundit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Dushan Janjiq: Çdo gjë po shpie drejt një lufte në Kosovë

Dushan Janjiq: Çdo gjë po shpie drejt një lufte në Kosovë

Pavlloviq: Çështja shqiptare dhe ajo serbe nuk janë zgjidhur

Pavlloviq: Çështja shqiptare dhe ajo serbe nuk janë zgjidhur

Pavarësisht kërkesës së Trump-it për njohjen e Kosovës, Daçiq vazhdon propagandën e tij

Pavarësisht kërkesës së Trump-it për njohjen e Kosovës, Daçiq vazhdon propagandën e tij

Haradinaj: Angazhimi i Trumpit për marrëveshje Kosovë-Serbi, shumë i dobishëm

Haradinaj: Angazhimi i Trumpit për marrëveshje Kosovë-Serbi, shumë i dobishëm

Kush e shpalli Pavarësinë? Krasniqi thotë se akt i shpalljes është kur ai deklaroi votimin në Kuvend

Kush e shpalli Pavarësinë? Krasniqi thotë se akt i shpalljes është kur ai deklaroi votimin në Kuvend

Dizajnerja Arbresha Hoxha, përmes artit po rritë vlerat tona kulturore edhe jashtë kufijve

Dizajnerja Arbresha Hoxha, përmes artit po rritë vlerat tona kulturore edhe jashtë kufijve

Kujt i tha Haradinaj “qenef mashkull” pas fjalimit të Veselit (Video)

Kujt i tha Haradinaj “qenef mashkull” pas fjalimit të Veselit (Video)

Thaçi takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i thonë se po punojnë ta ndalin agresionin rus në rajon

Thaçi takohet me senatorë e kongresistë amerikanë, i thonë se po punojnë ta ndalin agresionin rus në rajon

Kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Kërcënohet nga ish-bashkëshorti

Kosnett: Paqja arrihet përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Kosnett: Paqja arrihet përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë

Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

Thaçi kërkon pezullim të taksës, thotë se është rritur kontrabanda në Veri

Thaçi kërkon pezullim të taksës, thotë se është rritur kontrabanda në Veri

Simiq: Serbët e kremtojnë Ditën e Serbisë, jo të Kosovës

Simiq: Serbët e kremtojnë Ditën e Serbisë, jo të Kosovës

Pompeo uron qytetarët e Kosovës për Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë

Pompeo uron qytetarët e Kosovës për Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë

Përvjetori i ‘ftohtë’

Përvjetori i ‘ftohtë’

Thaçi e Vuçiq shpërfaqin dallime rreth marrëveshjes eventuale

Thaçi e Vuçiq shpërfaqin dallime rreth marrëveshjes eventuale