Rezidenca 60 milionë dollarëshe e Kim dhe Kanye

E publikuar: 04/02/2020 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Kardashian dhe Kanye West sollën për fansat pamje brenda rezidencës së tyre 60 milionë dollarëshe në Los Angeles.

Në numrin e ri të “Architectural Digest”, çifti folën për inspirimin rreth mobilimit të shtëpisë, meqë rast Kim zbuloi se kurrë nuk ka qenë në pishinën e shtëpisë, e cila kushtoi 50.000 dollarë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Dyshja të cilët ndajnë këtë shtëpi me katër fëmijët e tyre, e blenë atë për 20 milionë dollarë në vitin 2013, para se të fillonin rinovimet ekstravagante që vazhduan për katër vjet.

Familja përfundimisht u zhvendos në shtëpi më 2017 dhe fansat vazhdimisht kanë mbetur të hutuar nga ajo që kanë parë në rrjetet sociale të çiftit që nga ajo kohë.

Sidoqoftë reperi Kanye, 42 vjeç, insiston që për shtëpinë u frymëzua nga fëmijët e tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ai shpjegoi “North ishte frymëzimi për dizajnimin e shtëpisë sonë”.

Ndërsa, edhe për oborrin e shtëpisë, ai mori shembull shkallët që thotë se duheshin për fëmijët.

Kur folën për pishinën që kushtoi 50.000 dollarë, Kim, 39 vjeç u pyet nga Kanye se kur ishte hera e fundit që ajo e ka shfrytëzuar atë.

“Unë në të vërtetë kurrë nuk kam përdorur pishinën tonë”, deklaroi ajo.

Kim më pas tregoi faksin se shtëpia nuk ka asnjë vaskë të nxehtë, dhe shpjegoi sesi çifti e ktheu pishinën në një vaskë të madhe të nxehtë.

Kim shtoi : “Fëmijët pëlqejnë të notojnë në xhakuzi”.