Ai ka mundur të sjellë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ një sërë personazhesh të njohur të ekranit. Në mesin e tyre është dhe moderatori i ‘Zonë e lirë’, Arian Çanin.
Rezi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me Arian Çanin në një makinë por moderatorit të njohur i ndodh ajo që na ka ndodhur të gjithëve.
Në një moment kur Rezi kishte ndezur kamerën e telefonit për të bërë video, Çani po bënte mimikat e tij karakteristike sepse pretendonte se aktori do shkrepte telefonin për një foto, por në fakt ishte video.
‘Dolem nje xhiro ne bllok per qefin tone plak! Por namin e ben kete te djele i madhi Arjan!’ ka shkruar Rezi krah videos. Kjo video ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje, pasi shpesh ndodhe që imitimet humoristike jo gjithmonë janë pranuar nga emrat e njohur të ekranit. /Gazeta Express/