Rexhep Selimi: Vetëvendosja nuk bashkëpunon me Listën Serbe në asnjë mënyrë

E publikuar: 18/09/2017 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar se partia e tij nuk bashkëpunon me Listën Serbe në asnjë mënyrë, njofton Klan Kosova.

“Kam dëgjuar presidentin duke thënë që të gjitha subjektet politike e kanë kontaktuar Listën Serbe”.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kontaktuar me Listën Serbe dhe nuk bashkëpunon me të as për të udhëhequr dhe as për të formuar Qeverinë”, ka thënë Selimi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Nuk kemi pasur komunikime zyrtare për asnjë iniciativë me ta”.

Selimi ka deklaruar se nuk duhet ta marrim Listën Serbe si të vetmen “urë komunikimi” me serbët në Kosovë.

“Nuk kemi pse Listën Serbe ta marrin si derë të vetme të komunikimit të serbëve në Kosovë”.

“Ne nuk do ta bënim qeverinë me ta edhe sikur të varej Qeveria nga vota e tyre”, deklaroi Selimi.