Rexhep Selimi sulmon AAK-në dhe Nismën: Janë vagonë të Thaçit

E publikuar: 16/07/2018 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka drejtuar kritika kah partia e Ramush Haradinajt dhe e Fatmir Limajt.
AAK-në dhe Nismën, Selimi i ka cilësuar si vagonë të Thaçit, që sipas tij gjithmonë i shkojnë prapa.

“Tashmë, nuk është befasi që AAK e NISMA i shkojnë prapa Thaçit dhe PDK-së deri në Bruksel në negociatat me Vuçiçin”, shkruan fillimisht deputeti i VV-së.

Por Selimi thekson se këta “vagonë” do t’i shkojnë prapa Thaçit deri në fundin e tij.

Madje pretendon se arsyeja për formimin e PAN-it është pikërisht presidenti i vendit, shkruan Lajmi.net.

“Kudo që shkon Thaçi do t’i ketë prapa edhe vagonat e tij, deri edhe në fundin e tij. Tek e fundit kjo është arsye se përse u pat bërë PAN-i”, përfundon postimi i Rexhep Selimit në facebook.

Ndryshe Vetëvendosja, LDK-ja dhe PSD-ja janë shprehur kundër udhëheqjes së dialogut nga presidenti.

Thaçi së bashku me partitë në pushtet të mërkurën do të shkojnë në Bruksel për tu takuar me Mogherinin.