Rexhep Selimi: Sa të jetë kjo qeveri nuk ka themelim të FAK-ut

E publikuar: 04/10/2016 07:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosova ka qenë i ftuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ai ka folur për projektligjin për Trepçën i cili do të shqyrtohet këtë të premte në kuvend,  arrestimet që u janë bërë zyrtarëve kosovarë nga autoritetet serbe dhe themelimin e FAK-ut, njofton Klan Kosova.

“FAK-u është në heshtje, këtë çështje e kanë përdorur në raste të caktuara si nga kjo qeveria ashtu edhe nga ajo e shkuara. Kjo çështje për tu amendamentuar ka ardh në vitin 2014.”

 Krejt kjo po manipulohet dhe sa të jetë kjo qeveri nuk do të bëhet pasi nuk e kanë marrë seriozisht.

Këtu është edhe Lista Serbe si njëri ndër partnerët e koalicionit, ata nuk do të dakordohen asnjëherë për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Më tej deputeti Selimi përmend se problemi mund të dalë të ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të FAK e të cilat mund të mos bëhen me kundërshtimin e Listës Serbe.

“Deputetët serbë këtu kanë të drejtën e vetos”, ka përfunduar Selimi.