Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Haradinajt, pasi e quajti rrenc! [Video]

E publikuar: 23/03/2018 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debati dhe akuzat në mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetit Rexhep Selimi nuk është ndalur as atëherë kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ia tërhoqi vërejtjen kryeministrit të ketë kujdes me fjalorin.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se nuk e kupton kryeministrin Haradinaj pse është kaq nervoz në seancë.

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therrë po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem kogja i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta votojsha Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, tha Selimi.

Kryeministri Haradinaj ka reaguar sërish, duke e pyetur deputetin Selimi nëse është i sigurt që për pak ditë në pushtet e ka shitur tokën, derisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sërish ka ndërhyrë duke e lutur që të kthehen në temë për hir të shoqërisë gjatë luftës.

“Rexhë të kishe thënë ky fitoj këtë, ky këtë, dhe Ramushi marren nuk të kisha reaguar sot, nuk e di pse të ka shkuar mendja veç te pushteti, ti e din Rexhë, nëse nuk e din Rexhë, a je i sigurt që për pak ditë në pushtet e kam bërë atë Rexhë, jo nëse je a je i sigurt“, i tha Haradinajt.

Kurse, Selimi u dëgjua tek sa tha se nuk tha që është i sigurt./Indeksonline/