Rexhep Selimi këndon me çifteli, duet me reperin e njohur

E publikuar: 20/11/2017 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndër ta është edhe reperi i njohur Gold AG i cili përveç se ka kryer obligimin e tij, ka shprehur haptas edhe kandidatin që ai mbështet.

Madje në mbrëmje reperi i njohur kishte festuar së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ku shihen duke kënduar së bashku këngën “Nëna Loke”.

Selimi madje shihet duke kënduar me çifteli.

Goldi më pas ka marrë edhe një dhuratë nga Selimi e që është flamuri i UÇK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes postimeve që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.

“Dhuratë nga vëllau Rexhep Selimi, flamuri i UÇK-së. Do ta ruaj gjeneratë pas gjenerate”, kishte lënë mbishkrim Goldi. 

Kujtojmë se “Medvgja”, është projekti i fundit i Goldit i publikuar pak javë më parë./Gazeta Express/