Rexhep Selimi: Ja pse nuk aplikova për veteran (Video)

E publikuar: 11/03/2015 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se nuk ka aplikuar për statusin e veteranit dhe nuk do e bëjë një gjë të tillë, derisa nuk ekziston përkufizimi i veteranit të luftës.

Thotë se në ligjin aktual, ky përkufizim nuk ekziston dhe se fajet janë te Qeveria si hartuese ligjesh.

Tha se në ligjin aktual mungojnë dy gjëra: Përkufizimi i veteranit dhe kriteret për të qenë i tillë.

“Në këtë ligj defektet kryesore janë se nuk janë të përkufizuara, pra nuk ekziston përkufizimi veteran i luftës së UÇK’së, ekziston përkufizimi veteran, luftëtar, pjestarë i luftës…defekti i dytë është se nuk janë përcaktuar kriteret e mirëfillta se kush do të duhej të ishte veteran ”, tha Selimi për televizionin Rrokum.